Lulzim Basha i kërkon demokratëve të Shijakut, Durrësit dhe Rrogozhinës të vazhdojnë edhe pas 22 korrikut rrugën e nisur bashkë për të luftuar për kauzat e drejta që sipas tij  zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Basha i cili akuzohet nga oponentët e tij në parti se nuk po lejon zhvillimin e një garë të ndershme për kreun e PD, thotë se zgjedhjet e 25 qershorit dhe mazhoranca që doli prej saj, janë kopje e mazhorancës që nxorën zgjedhjet e 91 .

Ne kemi ngritur disa kauza të drejta të cilat koha dhe 25 qershori provuan se janë kauzat më të rëndësishme për Shqipërinë sot. E nisëm me kauzën e dekriminalizimit. Me luftën kundër drogës si projekt politik i Edi Ramës, për të mbuluar dështimin me ekonominë dhe për të zhvilluar skemën që përdori, sofistikoi dhe kulmoi me 25 qershor, shit-blerjen masive të votës dhe leket e drogës. Qytetarët ishin skeduar me metodat e sigurimit famëkeq. Paratë ishin shpërndarë, ata mbaheshin nën vrojtim me ndihmën e një shteti të bërë njësh me krimin, administratës, shërbimeve, ndihmës sociale, subvencioneve, legalizimeve, me mediat të gjitha të kapura dhe të vëna në shërbim të pushtetit dhe gjithçka tjetër. Në këto kushte u zhvilluan zgjedhjet e 25 qershorit. Në këto kushte mazhoranca që ka dalë nga 25 qershori është një mazhorancë fiktive. Nuk reflekton vullnetin e njerëzve aq sa e reflektonte ajo e 91-shit, për rrethana të njëjta apo të ngjashme. Reflekton frikën, dëshpërimin, reflekton varfërinë që këta e theluan. Ne jemi te vetmit  që kemi moralin forcën, kurajon vizionin dhe planin për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Nuk ka dritë në fundin e tunelit të Edi Ramës”

, tha Basha.

Si pjesë të platformës se tij për të rifituar postin e kryetarit Lulzim Basha premton dhe rritjen e vendimmarrjes së çdo anëtar te PD, që siç premton do të vendosin dhe për listat e deputetëve. Pikërisht ato lista qe krijuan një pakënaqësi të madhe në radhët e PD, pasi Basha mori përsipër që t’i hartonte pa u konsultuar me forumet.

Tv Klan