Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Opinion” se opozita disponon fakte dhe se ka indicie serioze për përdorimin e infrastrukturës së forcave të armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. Basha tha se duke nisur nga dita e sotme opozita do të ndjekë në rrugë institucionale shqetësimin e ngritur nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në parlament.