48 orët e vendosura si afat nga kryeministrit Edi Rama për futjen në zgjedhje të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i quajti ultimatum pa vlerë që do të marrë një përgjigje të qartë nga opozita. 

Dje na tha ultimatum se kemi 48 orë për t’u bërë edhe ne pjesë e fasadës, e alibisë, e teatrit të kukullave, 48 orë që opozita të bëhet alibia e teatrit të kukullave që do vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve, që kriminelët të jenë në kuvend, në bashki, që ligji të shkelet më të dyja këmbët dhe opozita të jetë fasada. Përgjigjja ime është kjo: ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale për asgjësimin e republikës së vjetër

Basha tha se nuk do të lejojë zgjedhje monopartike, dhe në funksion të kësaj kauze paralajmëroi përshkallëzimin e protestave deri në mosbindje civile, duke nisur nga 7 maji në Kavajë, për t’u shtrirë në mbarë vendin.

Lulzim Basha

Mosbindja civile, bashkimi i shqiptarëve në çdo formë e mjet demokratik që do të përshkallëzohet me 7 maj në çlirimin e kryeqytetit të lirisë, Kavajës, mosbindja civile do shtrohet në cdo qytet, lagje, e fshat, për të kulmuar me 18 qershor, ky shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontrollin fizik të Shqipërisë që i takon dhe u takon vetëm atyre”

.

Për Lulzim Bashën shkelja e afateve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë e ka bërë të pavlefshëm procesin, ndaj kryeministrit I ofron një tjetër rrugë.

Nuk ka zgjedhje me 18 qershor, sepse edhe formalisht këta i dogjën afatet. Këto mund të jenë zgjedhjet e pazarit të peshkut, por kurrsesi zgjedhjet e shqiptarëve. Nuk di si i ke bërë ti planet për 18 qershorin, ku po të çon mushka, por nuk do të qeverisësh dot asnjë orë të vetme pas 18 qershorit, ndaj ke vetëm një rrugë bëhu pjesë e zgjidhjes ose shporru bashkë me republikën e vjetër, qytetarët nuk do të kthehen pas”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Basha u takua me krerët e PD-së në rrethe, ku u vendos që protesta e 7 majit në Kavajë të mbahet në orën 11.00.

Tv Klan