BASHARritja e taksave dhe veçanërisht ajo e çmimit të karburanteve  ishte një nga shqetësimet e ngritura nga përfaqësusit e biznesit në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike.

Për kreun e opozitës ekonomia shqiptare po shkon drejt recensionit, ndërkohë që vjedhja e 4.5 milion deklaratave tatimore sipas Bashës në kundërshti me ligjin janë dëshmi e kapjes së shtetit nga mafia.

Përfaqësuesit e biznesit thanë se ngjarjet e shënuara në vend si pasojë e shpërthimeve me tritol janë një mesazh jo i mirë për ekonominë.

Tryeza e rrumbllakët e organizuar me përfaqësus të biznesit është në vazhdën e konsultave që opozita do të zhvillojë për një sërë çështjesh mes të cilave edhe atë për lejet e ndërtimit.