Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat pak minuta pas publikimit të listës zyrtare të partisë së tij për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit, jashtë së cilës ka lënë një numër të konsiderueshëm figurash të njohura, përfshirë edhe kritikët ndaj tij. 

Kryedemokrati tha se kishte bërë zgjedhjetë vështira me kandidatët për deputetë për “

Republikën e Re, e cila po vjen përmes votës së qytetarëve

.”

Në listë ka shumë emra, ka shumë fytyra të reja. Jam krenar për listën. Këtë mund t’ju them sot dhe nesër nisim marshimin drejt fitores.

I pyetur për lënien jashtë liste të emrave të rëndësishëm si Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, Basha preferoi të mos përgjigjej.

Jashtë listës së PD-së po ashtu kanë mbetur një numër i konsiderueshëm deputetësh të legjislaturës së fundit, përfshirë edhe Kastriot Islamin, ish ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Arben Imami etj./tvklan.al