Duke iu përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se opozita do të protestojë dhunshëm paraditen e së hënës, Lulzim Basha ftoi shqiptarët t’i bashkohen thirrjes së opozitës për të protestuar paqësisht.

Basha tha se është i paprecedentë keqpërdorimi politik i policisë nga ana e Kryeministrit, duke saktësuar se për tubime paqësore nuk ka nevojë për leje në polici.

Edhe gjatë paradites, nga çadra e opozitës Basha e paralajmëroi kundërshtarin e tij politik se as në Kavajë e as në 18 Qershor nuk ka për të patur zgjedhje pa opozitën.

Basha sulmoi sërish portalin

Eureporter,

që sipas tij është financuar nga lobistë të Kryeministrit Rama për të përcjellë idenë se edhe BE është e shqetësuar për skenarët e dhunës në Shqipëri.

Ashtu si një ditë më parë, Basha paralajmëroi dështimin e negociatave, ndërsa i kujtoi Kryeministrit kushtin e panegociueshëm për qeverinë teknike dhe mandatin e saj.

Tv Klan