basha_2

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi votën kundër në parlament të projektligjit të miratuar nga qeveria një ditë më parë për Byronë Kombëtare të Hetimit. Pas një takimi me ministrin e punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kruz, Basha tha se projektiligji është një truk i kryeministrit Rama dhe jo varianti për të cilin është rënë dakord me partnerët amerikanë dhe Komisionin e Venecias.

Lulzim Basha – Kryetar i Partisë Demokratike :

Ky është një variant tjetër, nuk ëhstë varianti për të cilin ne kemi dhënë dakortësinë tonë.Një variant unilateral i cili nuk merr parasysh rakordimin me partnerët tanë amerikanë dhe Komisionin e Venecias. Nuk është gjë tjetër veccse

një

provokim apo një truk për tu hedhur për tu hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk do të votohet

. 

Ky institucion duhet të jetë 100% nën autoritetin e Prokurorisë, siç e parashikon Kushtetuta, siç parashikon Komisioni i Venecias,  siç kemi rakorduar me partnerët tanë amerikanë

.”

 Por nëse kryeministri Rama thotë se projektligji i miratuar në qeveri ishte ai i dakordesuari mes palëve, Lulzim Basha nuk e ka bërë publike se kush është drafti i dakordësuar prej tij. Bërja publike e variantit të dakordësuar sipas Partisë Demokratike, do të nxirrte të vërtetën se cili është drafti i vërtetë, dhe nëse ai ka apo jo  ndryshim me variantin e qeverisë.

Tv Klan