Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar mesazhin e një qytetari që përshkruan ngjarjen mbrëmë në Elbasan ku një makinë Audi e blinduar përplasi automjetin e policisë dhe më pas u largua.

Sipas denoncimit të publikuar nga Basha, ka qenë dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, personi që me makinën e blinduar përplasi mjetin e policisë.

“Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vetingu duhet të nisë nga kryeministri, ministri i Brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat: “Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Çelën me makinë të blinduar kanë goditur makinën e zv.drejtorit të policise Elbasan. Kjo pasi një pikë kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre”,

shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Dje policia njoftoi se kishte ndaluar në Elbasan një automjet për verifikim të dokumenteve dhe në momentin që po e shoqëronin në komisariat, një mjet Audi i blinduar përplasin makinën e uniformave blu dhe më pas u largua. /

tvklan.al