Ditë të dëshpëruar për Shqipërinë e cilësoi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dakordësinë e dy partive në koalicion për të mbështetur zgjedhjen e Ilir Metës si president i vendit.  Nga çadra e protestës, Basha foli për një pazar politik në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të klikës në pushtet.

Duke iu referuar marrëveshjes më të fundit për zgjedhjen e Ilir Metës president, kreu i Partisë Demokratike deklaroi se republika e vjetër e lidhur me drogën e krimin ka arritur në stacionin e fundit.

Basha komentoi edhe takimin e Kryeministrit Edi Rama me elektoratin në qytetin e Kavajës. Sipas Bashës, qytetarët e Kavajës u nxorën sot me zor në shesh. 

Nxinte sot Kavaja se kishte Edi Ramën!

Fundin e turpshëm politik të mashtrimeve, korrupsionit, dhe varfërisë që ndodhën tash 4 vite në Kavajë e gjithë Shqipërinë.

Provat faktet, filmimet me celularë, mesazhet e shumta, dëshmitë e atyre që u detyruan me zor…

Dosje e trashë që e njeh Shqipëria dhe Amerika. Me Edi Ramën nuk mund të ketë asnjëherë zgjedhje të lira e të ndershme.

Rritja e papërballueshme e kostos se jetesës, shkatërrimi i qindra-mijëra vendeve të punës, mbi të gjitha pasiguria totale që ka mbërthyer rilindjen e Ramës.

Ky është monumenti i vetëm i Edi Ramës në Kavajë, monumenti i turpit që me 7 maj, të gjithë shqiptarët e ndershëm do ta rrezojnë njëherë e mirë

.

Dëshpërimi i Edi Ramës lexohet në çdo fjalë.

Kur një nga njohësit e Ballkanit, ish-shefi i qeverisë dhe demokracisë suedeze sot në krye të parandalimit të konfliktit, shënoi në llogarinë e tij ne Twitter se Shqipëria gjendet në një udhëkryq të rrezikshëm politik për stabilitetin.

Dëshpërimi i tij që manifestohet në dhunë në sheshet e rilindjes anembanë Shqipërisë, nuk i kthehet dot në festë.

Tupani i shpuar nga korrupsioni e droga.. ky dëshpërim që nuk fshihet dot sot është edhe më i thellë. Sepse për hir të pazarit politik që këta kanë bërë këto 4 vite në kurriz të shqiptarëve si pjesë e komplotit ekonomik në kurriz të shqiptarëve që vidhen çdo ditë nga kjo qeveri e inkriminuar.

Ky pazar politik që 4 vite ka vetëm një qëllim: Të pasurohet e të mbulojë klikën e korruptuar në pushtet.

Rruga e tij e lidhur me drogën që prodhoi vetëm papunësi për shqiptarët, që i dha kontrollin e territoreve të një vendi anëtar të NATO-s.

Shteti i tij i falimentuar dhe i korruptuar ka arritur në stacionin e fundit.

Pazari që mbante në këmbë aleancën nga pasurimi dhe inkriminimi  i rilindur ka pjellë aktin e fundit, ka nënshkruar aktin e fundit të dëshpërimit falimentues.

Rama ka humbu çdo lloj arsye, jo se është shquar, ai thotë se ne jemi kundër Vetting-ut, se e ka të sigurt fitoren e tij në zgjedhjet e ardhshme dhe se çadra është këtu për të bllokuar Vetting-un.

Hiq lale-lulet dhe broçkullat e përgjithshme! Këto janë 3 tezat e Ramës.

Kemi 69 ditë që i kemi thënë t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme me një qeveri teknike ku Presidenti do propozohet nga mazhoranca me miratim të opozitës.

T’i japim qytetarëve shqiptarë zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo fasadë.

Ai nuk do asnjërën as tjetrën, i trembet Vetting-ut të vërtetë.

Fitorja që ai flet nuk është shumica e qytetarëve shqiptarë por fasadë e gatuar dhe servirur jo mes votave dhe vullnetit, por forcës kërcënimeve dhe parave të pista të drejtorëve në Administratën Shtetërore.

Mos harroni, kupola e republikës së vjetër, pazari që sapo kanë mbyllur që duhet të ishte i popullit, ka vetëm një qëllim: të pasurohet.”

/tvklan.al