Retorikën e fundit të kryeministrit Edi Rama dhe hipotezën e një bashkimi paszgjedhor me Partinë Socialiste, Lulzim Basha e ka cilësuar një dredhi.

“Dredhia e re e Republikës se vjetër është se ekziston mundësia e bashkëjetesës se do të bashkëpunojë me Republikën e re. E keni dëgjuar apo jo. Luli është çun i mirë… Unë nuk jam çun i mirë. Në këtë garë ku do të vendosin shqiptarët, unë jam më i miri. Nuk i lan dot zullumet duke u fërkuar pas Republikës së re, pas meje, Edi Rama”.

Në takimin me gratë e Elbasanit, kreu i Partisë Demokratike, tha se përveç takimit me presidentin Trump, gjatë vizitës në SHBA u takua edhe me investitorë të rëndësishëm.

“Investitorët amerikane do të vijnë te investojnë, sa investitorë ka sjelle Edi Rama. E kishte mendjen se dilte për ekspozita. Unë kam takuar 3 investitorë të mëdhenj në vetëm 2 ditë, që do të vijnë në Shqipëri”.

Më herët gjatë ditës Basha u takua me të rinj në Tiranë, të cilëve u premtoi 10 mijë stazhe dhe anulimin e ligjit aktual të arsimit të lartë.

Kreu i opozitës prezantoi gjithashtu edhe pullën fiskale për bizneset, si një garanci kundër korrupsionit.

Basha ishte edhe në Vlorë ku denoncoi faturat larta të investimeve publike.

Tv Klan