Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar tek Njësia Nr. 8 në kryeqytet. Basha sikurse edhe liderët e tjerë politik, uroj të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit si dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë në votime, por sidomos ata që janë të zhgënjyer nga qeverisja e mëparshme,

“Sot është dita kur merret vendimi nga qytetarët për qytetarët. Mos mungoni në këtë vendimmarrje të madhe vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshoni vetën tuaj. Këtë mesazh e kam në veçanti për qytetarët e zhgënjyer nga politika, Kjo është mundësia për të bërë diçka për të ndryshuar vetën, Shqipërinë. Ndaj mos mungoni, pasi do vendosni për katër vitet e ardhshme. Këto katër javë kemi bërë një fushatë shumë qytetarë prandaj ejani dhe të votoni. I jap mbështetjen time gjithë koomisionerëve dhe vëzhgueseve. Le ta bëjmë këtë ditë festë për të gjithë popullin”./

tvklan.al