Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ligji për vetting-un nuk mund të kalojë në seancën plenare të së enjtes, pasi është në shkelje të Kushtetutës.

Në një intervistë dhënë për seksionin shqip të Zërit të Amerikës, Basha tha se opozita u njoh me draftin mbrëmjen e së martës, ndryshe nga sa pretendon Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj,  se demokratët janë njohur me të që në 4 Korrik.

Për kreun e demokratëve kjo është një manovër politike që kërkon sërish përjashtimin e opozitës nga konsensusi për Reformën në Drejtësi.

Basha tha se ekspertët e opozitës po shqyrtojnë draftin dhe brenda të enjtes do të shprehen lidhur me përmbajtjen e tij, që sipas kreut të demokratëve duhet të jetë në përputhje me Venecian dhe qëndrimin e rakorduar me partnerët ndërkombëtarë.

Tv Klan