E diela do të jetë dita e votimit për ekonominë

. Ky ishte mesazhi që Lulzim Basha përcolli në Elbasan, në qarkun ku 8 vite më parë ai kryesoi listën fituese të Partisë Demokratike. Basha tha se plani i tij për një Republikë të re ka mbështetjen e Partive Popullore Europiane.

Duke përmendur investimet e qeverisë Berisha në Elbasan, e në veçanti tunelin e Kërrabës, Basha akuzoi qeverinë se në 4 vite nuk përmbylli dot pak kilometra të Rrugës-Tiranë Elbasan.

Në vendlindjen e gjyshërve të tij, në Dibër  Lulzim Basha u rikthye me dy premtime nëse pas 25 qershorit shqiptarët do ta votbesonin si kryeministrin e ardhshëm.

Kryeministrin e akuzoi se në katër vite qeverisje braktisi dibranët e shqiptarët.

“Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm në Dibër ashtu si në gjithë Shqipërinë, por përkundrazi e zhyti Dibrën në varfëri të thellë. Rama e ndali në vend qe ta mbaronte rrugën e Arbërit, para katër vitesh premtoi përfundimin e rrugës, para se të zgjidhej Shukriu e Muharremi, erdhi prapë e premtoi para dy javësh, sa here e ka premtuar, asnjë lopatë dhe nuk hodhi, aty ku e lame është, njeriu qe si mbaji premtimet….’

Në Korçë kreu u demokratëve tha se është gati të udhëheqë  shqiptaret drejt nje republikë te  re me taksa më të ulëta dhe subvencione për çdo fermer.

“ Më keni dhënë mbështetjen tuaj, dashurinë tuaj dhe dua t’ju them nga Korça se jam gati t’ju drejtoj drejt Republikën se re me taksa të ulëta”.

Basha ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë ditën diel në votime. Sipas tij ndryshimi mund të vijë vetëm përmes votës.

Tv Klan