Takimin me qytetarët e Elbasanit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e nisi me një koment për apelin e Kryeministrit Edi Rama gjatë komunikimit javor në rrjetet sociale.

Një batutë e ka edhe për koalicionin e prishur PS-LSI dhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta. Basha tha se Rama nuk  pranon debatin televiziv për shkak të premtimeve të pambajtura.

Më herët, me demokratët e Cërrikut, Lulzim Basha u dha përgjigje zërave kritikë brenda partisë së tij.

Në të tjera aktivitete elektorale në Cërrik, Peqin e Belsh, Basha tha se programi ekonomik i Partisë Demokratike synon hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave, më shumë vëmendje për fermerët e studentët, si dhe investime në arsim e shëndetësi.

Tv Klan