Thirrjen për t’u bashkuar në protestën e opozitës në 18 Shkurt, kreu i demokratëve, Lulzim Basha e bëri edhe nga Kavaja, gjatë një takimi që pati me banorë të këtij qyteti. Basha premtoi se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme do të jetë pa kthim deri në fitoren e qytetarëve.

Akuzat në adresë të ish – Kryebashkiakut Elvis Roshi sollën reagimin e një qytetari, i cili u largua nga mbështetësit demokratë.

Basha premtoi se kandidati për Bashkinë e Kavajës dhe deputetët e Partisë Demokratike në zgjedhje do të jenë përfaqësues të vlerave dhe jo persona me të shkuar kriminale.

Tv Klan