Agron Duka ka mbledhur rreth vetes shumë figura të njohura nga e majta, të larguar pasi socialistët erdhën në pushtet në 2013. Ata janë shfaqur në Konventën e Partisë Agrare Ambientaliste, që Lufter Xhuveli ia delegoi drejtimin ish – Ministrit socialist Duka. Vetë ky i fundi thotë se derën e ka të hapur dhe për të tjerë të zhgënjyer.

I ftuar të përshëndesë Konventën e aleatit më të ri që i ka besuar dhe përfaqësimin e koalicionit me kandidatin e tij në zgjedhjet e Kolonjës, Lulzim Basha foli sërish për kanabizimin, që sipas tij ka zëvendësuar prodhimin bujqësor.

Basha, në emër të koalicionit tha se do të mbështesin referendumin për ndalimin e importit të mbetjeve, ndërsa falenderoi kreun e shtetit që ktheu për rishqyrtim ligjin në Kuvend.

I ftuar për të përshëndetur Konventës e Agraro – ambientaliste në emër të Partisë Socialiste ishte Taulant Balla, që i ka kërkuar Dukës të rreshtohet në koalicionin e të majtës.

Tv Klan