Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa sot nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Laçit.

Kreu i opozitës tha se është hera e tretë që përmbytet Laçi, pasi nuk janë kryer investime qe u vijnë në ndihmë banorëve të këtyre zonave.

Kreu i PD, Lulzim Basha:

Asnjëri nuk funksionon se nuk e kanë mendjen tek njerëzit, e kanë mendjen tek xhepat e tyre. Investime nuk ka pasur, investimet shkojnë për fasada në vend që të shkojnë për të ndihmuar njerëzit se kjo është hera e tretë brenda dy viteve që kemi këtë situatë në Laç e kemi në fushë ke ujë e kemi kudo tjetër. Lekët e investimeve shkojnë për të bërë zbukurime e fasada në vend që të vijnë me ndihmu njerëzit.

Basha i bëri thirrje qeverisë të lërë propagandën dhe investimet e luksit që mbushin xhepat e tyre dhe tu vijë në ndihmë banorëve të cilët i kanë lënë në mëshirë të fatit./tvklan.al