Në studion e “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Lulzim Basha theksoi se Ilir Meta nuk mund të jetë president konsensual. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve përballë tij, Basha u shpreh se për kandidaturën e Metës nuk u pyetën as qytetarët e as faktorët politikë, për këtë arsye ai nuk mund të jetë konsensual.

 “Ju duhet ta dini që një numër i madh deputetësh të LSI dhe të PS  janë të shokuar nga ky lajm, sepse kanë besuar diçka tjetër. Ndërsa përshëndetjet e mia nuk i janë drejtuar asnjëherë asnjë personi, as Ilir Metës. I janë drejtuar qëndrimeve të mbajtura në momente të caktuara. Ulen dy njerëz në restorant dhe vendosin kush do jetë president. Në kulmin e një krize politike këta, me një pazar politik kanë mbyllur dhe kreun e shtetit”.

Në nisje të emisionit Basha u pyet edhe për situatën në Maqedoni, nëse Shqipëria rrezikon të kthehet në të njëjtën situatë. Ai e hodhi poshtë një gjë të tillë dhe u shpreh se dy vendet nuk ndodhen në kushte të njëjta politike.

“Nuk ka asnjë paralele mes gjendjes në Maqedoni edhe krizës që Maqedonia po përjeton me krizën politike ne Shqipëri. Ndryshimi është i qartë. Është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse. Edhe më tronditëse për ne shqiptarët duke qenë që edhe një numër deputetësh shqiptarë janë sulmuar fizikisht. Ia vlen të theksohet se zgjedhjet u certifikuan me Gruevskin. Nga ky moment kriza ka marrë nota nacionaliste. Si kryetar i opozitës shpreh mbështetjen tonë për të qenë sa më të bashkuar. Interesi ynë si shqiptar është një Maqedoni e qetë me një perspektivë evropiane. Nga një anë kemi krizë politike të provokuar nga përgjimet e kasetave, përplasje janë shkak dhe pasojë që luhen mes dy partive. Në Shqipëri po luftohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I pyetur për deklaratën e Ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë, Basha e konsideroi atë një deklaratë mjerane. Sipas tij, një njeri që nuk shikon tonelatat e drogës dhe që nuk shikon kriminelët në pushtet, inkurajon më shumë drogë, kriminelë dhe ndëshkon Shqipërinë, por edhe Gjermaninë.

Basha argumentoi se Gjermania ka 100 mijë azilantë dhe në qoftë se në Shqipëri nuk vendoset shpresa për mundësi të barabarta për qytetarët përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atëherë Shqipëria do të ketë dy probleme, por edhe Gjermania do të ketë problemet e saj.

https://www.youtube.com//embed/iBe7zLUSLn4

Ashtu siç e ka shprehur edhe më parë, Basha ritheksoi se më 18 Qershor nuk do të ketë zgjedhje. Ai u shpreh se nuk ishte i gatshëm të tregonte që sot taktikën për të bllokuar zgjedhjet, ndërsa theksoi se nëse qytetarët do të provokohen, përgjegjësinë do t’a mbajnë provokuesit.

Në 18 Qershor do ketë zgjedhje?

“Jo. PD dhe qytetarët do sabotojnë dhe shkatërrojnë farsën elektorale. Të drejtën e votimit në pluralizëm e bën e drejta e zgjedhjes. Qeveria ka përjashtuar opozitën, ka paracaktuar rezultatin”.

Do bllokoni qendrat e votimit?

“Taktikën elektorale nuk do ta themi sot”.

Do ketë përplasje?

“Protesta jonë do të jetë paqësore. Nëse provokohen, përgjegjësitë do t’i kenë provokuesit”.

https://www.youtube.com//embed/W83slt_Xhf8

Mes Bashës dhe gazetarëve në studio pati edhe replika.

Ke krijuar një kundështi te fqinjët deri te parlamenti, si e arrite këtë?

“Premisa jote është e kotë. Si kryetar i opozitës jam pritur shumë mirë në Amerikë. Nivelet e përfaqësimit të opozitës, për kauzën e madhe të dekriminilazimit kur Europa nuk kishte asnjë megafon. PD arriti kundër izolimit të planit të Ramës, me axhendë që është një komplot e lirive të plota të drejtave të shqiptarëve. PD dhe opozita e bashkuar do bëjnë standardet e zgjedhjeve të ndershme. Ndalimin e korrupsionit. Unë jam i vetëdijshëm që kjo kërkon kohë dhe sakrificë. Por interesat e Ramës janë afatshkurtër. Edhe ata që nuk e kuptojnnë sot reformën tonë për dekriminalizmin do e kuptojnë më vonë. Kjo qëndresë bëhet për ndershmëri. Zgjedhje pa opozitën në një vend anëtar të NATOs nuk do të ketë. Zgjedhjet janë rrezik. Unë jam njeriu i vetes sime. Në deklaratën e Lu-së shqetësimi vihet re shumë qartë. Në vendin e Lu-së ka patur deri në 63-64’ njerëzit me ngjyrë nuk lejoheshin të futeshin në lokal”.

Këto nuk kanë rëndësi…

“Kanë rëndësi sepse kanë qenë legjitime. Një vend në zgjedhje pa opozitën e kthen vendin 27 vite mbrapa. Marim pjesë në një proces farsë, çdo përpjekje për të imponuar shqiptarët për këto zgjedhje.. Nnë 97’ nuk ke patur trafikantë në rrugë, në parlament, as kryetar nuk i kishe. PD ka marrëdhënie të shkëlqyera më n/kombëtarët dhe do të iki përsëri, unë nuk pritem si një njeri i problemeve por si një njeri evropian, ajo çka unë ofroj është për një Shqipëri tjetër. Kryeministri vendit nuk pritet nga ndërkombëtarët për këto gjëra. Miqtë tanë në fillim nuk na kuptuan për dekriminilizimin. Nuk fitoi thjeshtë Basha me PD, fituan qytetarët. Nëse atyre u mohohet vota e lirë, shqiptarët shkojnë drejt një rruge pa zgjidhje. Sot jemi një betejë ekzistenciale për politikën. Çadra është i vetmi vend  vërtetë i sinqertë në Shqipëri”.

Njeriu vjen në çadër kur një njeri si ju e voton vettingun. Një njeri që pretendon të jetë kryemiministër duhet ta votojë vetingun. Ti ma ke marrë të drejtën për të votuar vettingun.

“Ti e  ke të gabuar këtë që thua. Ne e kemi votuar vettingun. Venecia tha që nëse nuk e voton opozita vettingun, s’ka vetting. Ne e fituam këtë betejë. Vettingu u votua në 21 Korrik. Ligji i sotëm për vettingun ka tre probleme, Baton. Rama bëri 3 gjëra që ta hedhë poshtë vettingun. I them Ramës, qeveri teknike për zgjedhje të ndershme dhe për vettingun”. 

Nëse ndryshon ligjin e bëni vettingun?

“Po e bëjmë. Unë e di që ëndrra e Ramës është të vendosë edhe kryetarin e PD”.

Unë nuk e di a e do Rama vettingun, por ju po i jepni mundësinë e një fushate të lehtë.

“Rama gënjen kur thotë se me europianët bëri vettingun. Jemi gati të votojmë vettingun, por me një qeveri teknike”.

Sabotim domethënë të ndalosh shqiptarët të dalin të votojnë…

“Rama flet 5 herë në ditë për futbollin, por asnjëherë për krimin në pushtet. Lazarati pati një strategji të qartë. 100 ton hashash tha Rama me Tahirin se gjetën kur erdhën në pushtet. Sot nuk ka ditë që nuk kapen tonelata me hashash. Ose votën e lirë ose zgjedhje fasadë. 

/

tvklan.al