BashaaaaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita ditën e nesërme në orën 11.00, për të ndalur pesë minuta makinat e tyre kundër çmimit të lartë të karburanteve.

Në një dalje për mediat Basha tha se, protesta e së hënës është hapja e një pranvere protestash popullore kundër asaj që ai e cilësoi oligarki e dyshes Rama-Meta.

Sipas kreut të opozitës Basha, shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe Europë, si pasojë e rritjes së taksave nga qeveria.

Basha ftoi qytetarët të protestojnë edhe kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe taksave. Ai akuzoi Kryeministrin Rama, se ka rritur me 25% çmimin e energjisë elektrike dhe me 50% tatim – fitimin duke e shtyrë biznesin drejt falimentimit.

Tv Klan