Qëndrimin e kreut të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka  se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë e përforcoi nga Shtetet e Bashkuara edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulim Basha, i cili tha se opozita i ka të gjitha mekanizmat për të mos lejuar një proces elektoral farsë.

Në përfundim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Basha tha se mori mbështetjen e administratës Trump për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme pas dezinformimit që sipas tij qeveria u ka bërë partnerëve ndërkombëtarë.

Kreu i demokratëve  ripërsëriti qëndrimin se zhbllokimi mund të vijë vetëm përmes një qeverie teknike dhe konsensusit për paketën  ligjeve ne drejtësi.

Tv Klan

……….

Basha nga Uashingtoni: Nuk do të ketë bojkot, por nuk do të ketë zgjedhje të diktuara nga krimi dhe droga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga Uashingtoni se Opozita nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet porse nuk do të ketë zgjedhje të diktuara nga krimi dhe droga.

“Nuk dot ë ketë zgjedhje pa opozitën, dhe nuk do të lejojë, as opozita dhe as qytetarët zgjedhje fasadë, zgjedhje farsë…Këtë e përcaktojnë qytetarët shqiptarë, dhe qytetarët shqiptarë kanë folur qartë me 18 shkurt. Po flasin ditë për ditë e natë për natë pa censurë, nga sheshi i lirës,” tha tha Lulzim Basha gjatë intervistës dhënë për Zërin e Amerikës në Uashington.

 “E sigurt është një gjë dhe ky është një mesazh që e përsëris nga Uashingtoni. Zgjedhje me krimin, zgjedhje me drogën, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë.”

I pyetur se në qoftë se zgjedhje zhvillohen, a do të marrë pjesë PD-ja apo jo, Basha u përgjigj se: “Unë ju garantoj se zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Zgjedhjet fasadë, sepse nuk mund të ketë një proces demokrati, votime po, ka pasur 50 vjet votime në Shqipëri, por nuk kishte zgjedhje. Votime po por jo zgjedhje. Proces të tillë farsë në Shqipëri nuk ka për të pasur…Nuk do të ketë bojkot por nuk do të ketë zgjedhje të diktuara nga krimi dhe droga.”

Basha ndodhet në një vizitë në Uashington, ku tha se është takuar me zyrtarë të lartë të Administratës Trump.

Ai tha se opozita do të përdorë të gjitha “mekanizmat paqësore por të vendosura për të mos lejuar zgjedhje farsë”. I pyetur se cilët ishin këto mekanizma, ai tha se “do t’i shpalosim hap pas hapi.”

Basha tha në qoftë se ka përpjekje për zgjedhje fasadë, qytetarët do ta ndalin atë farsë dhe to t’i japin vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme.

tvklan.al