Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të enjten se ka vetëm dy rrugë për qeverinë Rama, ose të largohet me dialog politik ose të rrëzohet.

“Dy rrugë ka, ose do të largohet si pjesë e një dialogu politik, ose do të rrëzohet nga qytetarët e bashkuar,” tha Basha, duke shtuar se ftesa e tij për t’i dhënë fund maskaradës së zgjedhjeve të blera është ndaj çdo force politike dhe veçanërisht ndaj partive që janë sot në qeverisje.

“Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimi i kësaj qeverie dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Basha tha të enjten në “Opinion” se ata nuk janë në shesh për të risjellë në pushtet ata që ikën me votë të lirë në vitin 2013.

Kjo nuk është një lëvizje për të sjellë në pushtet ata që u larguan me votë në vitin 2013,

” tha Basha, duke premtuar jo thjeshtë një rotacion politik por ndryshim kastash.

Kjo republikë që po përmbyset do të zëvendësohet me një republikë të qytetarëve shqiptarë dhe kjo do të arrihet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

,” tha Basha.

Këtu flasin qytetarët dhe vendosin qytetarët,” tha Basha, duke folur në një intervistë në studion e “Opionion” të improvizuar në shesh

, pasi Kryetari i Partisë Demokratike nuk pranoi të shkonte në studion e “Opinion” në televizion Klan dhe të linte protestën.

Partia Demokratike ka nisur një protestë të shtunën dhe vazhdon të mbetët në sheshin para kryeministrisë prej gjashtë ditësh. Basha ka deklaruar se Partia Demokratike do të bojkotojë parlamentin për sa kohë protestuesit vazhdojnë të jenë në shesh në kërkim të dorëheqjes së Ramës dhe formimit të një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

  

Nuk do ketë Shqipëri në normalitet deri sa kjo qeveri të largohet, protesta ka filluar të shtrihet gjerësisht.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se deri tani duket si një organizim i Partisë Demokratike, sesa një protestë e qytetarëve, Basha u shpreh: 

Nuk jeni informuar, organizimi është i PD, pjesëmarrja është e qytetarëve, këtu ka pasur naftëtarë, studentë, ka pasur gjimnazistë, përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore, të cilët tejkalojnë kufijtë e një organizimi partiak, ky është sheshi i lirës

.

Fevziu: Pse duhet të besojmë se këtë herë jeni ndryshe nga herët e tjera?

Basha: PD i ka pranuar gabimet, unë i kam pranuar botërisht, ne kemi pranuar në ato raste kur kemi tradhtuar besimin e qytetarëve. Ne vijmë para qytetarëve që të mos përsëritet më e djeshmja. Si një parti e rinovuar ne lidership, ka me dhjetëra të rinj dhe të reja që janë ne media sociale që kanë studiuar jashtë dhe kanë ardhur të japin kontribut në Partinë Demokratike.

Mesazhi për ndërkombëtarët dhe kur do të kthehet PD-ja në parlament

Basha: Qytetarët shqiptarë përballen me drogën, përballen me krimin, qytetarët shqiptarë përballen me padrejtësitë, përballen me korrupsionin  dhe nuk pres nga askush që pi shampanjë, apo nga dikush që ha në restorante luksoze të Tiranës, Brukselit apo Parisit të më tregojë mua se çfarë do të bëjmë ne për të drejtat e tyre….Kjo është një punë e shqiptarëve, ky është një mall i shqiptarëve, dhe ne do ta zgjidhim këtu.

Fevziu: Nuk do të ktheheni në parlament?

Basha: Jo

Fevziu: Deri kur?

Basha: Deri sa të kemi një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I pyetur nëse Rama nuk tërhiqet kjo do të thotë se nuk do të shkojnë asnjë ditë në parlament, Basha tha se “

Besoj se isha i qartë!

– Zgjedhje pa opozitën nuk ka

I pyetur nëse Partia Demokratike thotë se nuk do të zhvillohen zgjedhjet me 18 qershor, apo opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, Basha tha se “

Zgjedhje pa opozitën nuk ka!

Fevziu i kujtoi se në vitin 1995 në Maqedoni janë mbajtur zgjedhjet pa opozitën.

Basha: Dhe ju mendoni se mund të përsëritet e njëjta gjë në vitin 2017? Se mendon ti mund të bëhen zgjedhje pa opozitën?

Fevziu: Nuk është çështja si mendoj unë.

Basha: Po apo jo?

Fevziu: Cfarë do të bëni për të penguar zgjedhjet?

Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, nuk do të ketë!

https://www.youtube.com//embed/hQDl7QRn8GM

….

– Qeveria teknike

Fevziu: A mendoni që një qeveri teknike i garanton zgjedhjet? Sepse, një qeveri teknike lë në punë po atë polici, po atë administratë, as ka mundësi as të shkarkojë njerëz as të marrë vendime të rëndësishme, thjeshtë do të bëjë tranzitimin drejtë zgjedhjeve.

Basha: Ky është një detaj që do të diskutohet kur palët të ulen për marrëveshje. Qeveri teknike është thjeshtë një term, mund t’i themi qeveri e vullnetit të mirë, qeveri e zgjedhjeve të lira, një gjë është e sigurtë.

Fevziu: Edhe qeveri me bazë të gjerë?

Basha: Qeveria që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do të ketë autoritetin e plotë për ti dhenë dërrmen kriminelëve në parlament, në institucione zgjedhore, për të pastruar policinë e shtetit nga kriminelët që e mbollën Shqipërinë me drogë, për të garantuar votën e shqiptarëve dhe zbatimin e ligjit për kriminalizimin për të garantuar një fushatë efikase kundër drogës dhe pasojave të drogës në zgjedhjet kundër shqiptarëve.

….

Fevziu: Çfarë qëndrimi keni ju ndaj Sorosit dhe aktivitetit të tij në Shqipëri?

Basha: Problemi kryesor i Shqipërisë është krimi dhe lidhjet e tij me politikën. Lidhjet e krimit me politikën janë vepër e një njeriu që quhet Edi Rama. Ai e solli krimin politik për të fituar zgjedhjet, po e mban pushtetin me krimin. Çdo përdorim i rrjeteve siç është rrjeti që ju përmendët për të fshehur këtë të vërtetë, nga sytë dhe veshët e qendrave të politikë-bërjes në Bruksel, Uashington, Berlin apo kudo tjetër është e dënueshme.

Fevziu: Ju mendoni se Xhorxh Soros e ka bërë këtë?

Basha: Unë i bëj thirrje çdokujt të hapë sytë në marrëdhënie me Edi Ramën. Është përgjegjës për kriminalizimin e shtetit shqiptar, është përgjegjës për kthimin e Shqipërisë në një Kolumbi të Evropës. Po bëhet gati të prishë dhe të kapë zgjedhjet e shqiptarëve, ndaj e vetmja përgjigje ndaj tij do të jetë bojkoti dhe jo mbështetja. Paralajmërimi dhe jo mbulimi i gjëmave që i ka shkaktuar këtij vendi. Dhe kjo vlen për këdo, duke përfshirë edhe rrjetin që ju përmendët.

Fevziu: Ju mendoni se e ka bërë këtë Xhorxh Soros dhe rrjeti i tij?

Basha: Ato janë çështje që as nuk i takojnë interesit publik dhe as më takon mua të merrem me këto detaje. Media ka bërë investigimet e veta. Institucionet, me sa di unë edhe amerikane po bëjnë investigimet e tyre. Është humbje kohe për mua të merrem me kush e ka mbështetur. Fakti është që mbështetja ndaj Edi Ramës në një mungesë totale transparence dhe asgjësimi i të vërtetave të dhimbshme të Shqipërisë, mbyllja e gojës për drogën dhe krimin ka pasur një kosto të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe vendet fqinjë.

Fevziu: Çfarë raportesh keni pasur ju me Sorosin?

Basha: E kam takuar një herë bashkë me zotin Berisha në Davos…/

tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/nNrfFZLLRx0

https://www.youtube.com//embed/1wVGSU4mvTw

-“Incidenti” në përfundim të emisionit

Emisioni “Opinion” u mbyll me një “mosmarrëveshje” mes kryetarit Basha, i cili dëshiroi t’i jepte fjalën një qytetari që kishte qenë për r shumë vite anëtar i Partisë Socialiste dhe kishte ardhur në protestë, ndërsa drejtuesi i Emisionit Blendi Fevziu nuk e lejoi atë të fliste me argumentimin se ky ishte një emision politik dhe jo një miting.

Fevziu: Ta jap mbrapa fjalën, të marr të hënën në emision, këtu nuk të lejoj.

Basha: Një sekondë!

Fevziu: Nuk të lejoj. Do ta mbyll emisionin dhe nuk të lejoj, mos flit kot. Zoti basha, nuk është korrekte, zotërinë e marr të hënën në emision.

Basha i drejtohet Leonard Likës nga Mati: Kush të ka sjellë këtu?

Fevziu: Do ta mbyll tani! Të lutem shumë vazhdo të vendi. Zoti Basha ju nuk mund të përfitoni për t’a kthyer në miting një emision televiziv. Ju lutem. Ky është shpërdorim i medias.

Basha: Shpërdorim i medias është t’i heqësh zërin qytetarëve siç po bën media…

/tvklan.al

 

https://www.dailymotion.com/video/x5cyekk_leonardi-2-mesazhi-per-mediat_tv