Për Lulzim Bashën, Edi Rama dhe figura të larta të Partisë Socialiste ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe e kanë të vështirë, sipas tij, të kuptojnë vullnetin e popullit.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, kreu i PD tha se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, ashtu sikurse nuk mund të ketë qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën.

“Edi Rama udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karriken e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë”.

Më tej, Basha thekson se opozita është e pa lëkundur në qëndresën e saj për zgjedhje të lira dhe të pa kontrolluara nga krimi. Ai ripërsërit se nuk mund të ketë zgjedhje pa dorëheqjen e Kryeministrit Rama. 

“Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qendresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje”

./tvklan.al