Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se votimi dhe numërimi elektronik është mënyra e vetme qe të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve.

Sipas tij, votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve, pasi është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që është aktualisht.

“Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm”, 

shkruan Basha në deklaratën e tij për mediat.

Tv Klan