Pas një takimi që zhvilloi me deputetë të Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit, Lulzim Basha paralajmëroi publikimin e një skandali, duke iu përgjigjur akuzave të mazhorancës se Partia Demokratike ka përdorur para të pista për të lobuar me një kompani offshore në prag të zgjedhjeve të 25 Qershorit.

“Një shashkë e bazuar në mashtrime që s’mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve. Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do t’i bëhen të njohura publikut”.

Përgjegjësi për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e tre ish-drejtuesve të policisë, të akuzuar për kultivim dhe trafikim të kanabisit sipas Bashës është ministri i Brendshëm.

“Është bërë nga Fatmir Xhafaj me porosi të Edi Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Tahirin. Si mund të pranojë Xhafaj të arrestojë drejtorin e policisë së Vlorës që për 4 vite me rradhë ka mbrojtur vëllain e Fatmirit edhe pse është i dënuar për trafik heroine dhe bredh i lirë rrugëve”.

Kreu i demokratëve tha se opozita ka një plan veprimi për të parandaluar emërimin nga kryeministri të njëkryeprokurori të përkohshëm, si dhe  e cilësoi të jashtëligjshme nismën tjetër të mazhorancës për shkarkimin e kreut të KQZ-së.

Tv Klan