Lulzim Basha paralajmëroi bllokimin e punimeve të Kuvendit, nëse mazhoranca dhe Kryeministri Rama nuk miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit për Dekriminalizimin.

https://www.youtube.com//embed/iiohkIrQCN4

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, të zhvilluar me dyer të mbyllura, që zgjati më shumë se 90 minuta, Basha tha se, Rama po përpiqet të pengojë votimin e akteve.

Lulzim Basha – Kryetar i PD: 

“Bllokimi i seancës së nesërme parlamentare nëse maxhoranca nuk reflekton. Nëse Edi Rama prapë refuzon të pezullojë ligjërisht, Armando Prengën”.

Në mbledhjen e zhvilluar pa praninë e mediave, mësohet se ish – Kryeministri Berisha ka folur për mundësinë e dorëzimit të mandateve apo edhe të bojkotit, nëse Kryeministri Rama nuk reflekton ndaj amendamenteve për Dekriminalizimin.

Berisha ka shprehur kritika për marrëdhëniet me mediat të Grupit Parlamentar të Demokratëve.

Takimi është shoqëruar edhe me kritika të forta të disa deputetëve. Jozefina Topalli e Majlinda Bregu i kanë kërkuar Kryetarit Basha të përcaktojë një strategji të qartë të aksionit opozitar.

Ish – Nënkryetarja Topalli ka deklaruar se duhen kauza të forta për të nxjerrë njerëzit në shesh.

Ndërsa ish – Ministrja Bregu është shprehur kundër akteve të fundit si hedhja e vezëve ndaj Kryeministrit në parlament, apo fjalorin e përdorur në protestën e grave demokrate para Kryeministrisë, duke thënë se të tilla akte nuk i shtojnë asnjë pikë opozitës.

Tv Klan