Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi të hënën se pas ish-ministrit Saimir Tahiri, Kryeministri Edi Rama tashmë po mbron kryetarin e Bashkisë së Durrësit, i cili sipas tij u kap ‘gafil” nga ndërkombëtarët duke blerë votat.

Vangjush Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, të cilëve u kërkon të vjedhin dhe blejnë votat në zgjedhje t e 25 qershorit 2017. Shërbimet Inteligjente duke përfshirë ato të vendeve partnere  e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve  tendera. Janë miliona euro që Dako u ka premtuar kriminelëve vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtet për PS.

Basha tha se këto pazare të ndyra janë nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda. 

Kryedemokrati tha se për këtë arsye ata kanë ndërhyrë për të larguar nga hetimi prokurorin që po hetonte këtë aferë kriminale, të interceptuar edhe nga shërbimet inteligjente të vendeve partnere. “

Kjo është një nga çështjet, ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të shefit të SHISH.

 “

I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm të tregojë nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin e Edi Ramës

”, tha Basha.

Të gjithë shqiptarët e panë se si kryeministri mbrojti beniaminin e tij Saimir Tahirin nga akuzat e antimafias italiane për bashkëpunimin e tij me trafikantët ndërkombëtarë të drogës. Tani Edi Rama po përpiqet të mbrojë Dakon nga prangat. Ai po mbron Dakon sepse kështu mbron veten e tij. Saimir Tahiri, Vangjush Dako dhe të tjerë emra që do të zbulohen në ditët e ardhshme, janë marionetat e pushtetit të Edi Ramës.

/tvklan.al