Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Partinë Socialiste të Edi Ramës pas zgjedhjeve të 25 qershorit, teksa la të hapur mundësinë e një koalicioni me LSI-në nëse kjo parti mbështet programin e koalicionit opozitar.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, në Televizionin Klan, Basha tha se “s

’ka asnjë shpresë, është investim i Edi Ramës dhe i segmenteve të shtypit që ai kontrollon. Të ta them haptas fare, në këtë betejë unë kam përballë Edi Ramën kundërshtar kryesor, por kam edhe Ilir Metën, se pa votat e tij nuk vinte Shqipëria këtu… Kështu që ata që investojnë në konspiracionin Basha-Rama në emër të Metës, u them harrojeni konspiracionin, unë jam Republika e re dhe nuk kemi absolutisht asnjë pazar dhe asnjë plan për pazar me ata që do të munden me votë të dielën.

I pyetur për një koalicion me LSI-në, Basha tha se “

pas fitores sonë, ne do të ftojmë çdo forcë politike që ka vullnetin të mbështesë axhendën tonë të reformave. Por, ne presim fitoren tonë.”

I pyetur nëse Rama do të jetë Zv/kryeministri i Bashës ose e kundërta, ai tha se gjithçka ishte konspiracion.

T’i japim fund cirkut, nuk ka për të qenë Zv/kryeministri im Edi Rama. Dhe nuk mund të ketë bashkëjetesë mes planit tim ekonomik për taksa të ulëta dhe mungesës totale të përgjegjësisë dhe të planit nga Edi Rama. Nuk ka bashkëjetesë mes krimit të Republikës së vjetër dhe Repulikës së re. Jo!”

Basha falenderon Zotin

Dy ditë para zgjedhjeve të së dielës, Basha falenderoi Zotin që ia kishte mbushur sheshet plot në këto muajt e fundit, përfshirë mbrëmjen e sotme, në mitingun përmbyllës të fushatës në Tiranë.

S’do ta ndërroja me asgjë tjetër. Sa i privilegjuar jam, se mund të ishte edhe dikush tjetër, por Zoti ma dha mua këtë mundësi, të jem krah për krah këtyre njerëzve të mrekullueshme, shqiptarëve të mrekullueshëm.

Ai tha se këtë gjë do të donte ta kishte thënë në mitingun e mbrëmjes së sotme në Tiranë, por nuk donte që mitingu të merrte natyrë në tillë, duke marrë parasysh se Shqipëria është një shtet laik.

Basha tha se

“dashurinë për Shqipërinë, dashurinë për shqiptarët dhe besimin e madh në Zot dhe Shqipërinë se do ia dalim ditën e diel

” nuk e ndërronte me asgjë. /tvklan.al