Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi të shtunën se polici i kapur me 1.5 ton drogë në Shkodër, ishte dënuar më parë në Romë të Italisë për shpërndarje droge.

Ai akuzoi Kryeministrin Rama, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrin Fatmir Xhafaj, se kanë mbushur policinë me trafikantë droge.

Basha tha se burime të sigurta informojnë se: “

Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë çështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga Habilajt në kohën e Tahirit dhe pas ardhjes së Fatmir Xhafës kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të Xhafës, Agronit.

Efektivi i Policisë, Enriko Zyla, u arrestua paraditen e së shtunës në Vilun të Velipojës, në Shkodër, teksa po nxirrte drogën nga magazina.

/tvklan.al