Në ditën e 10 të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ripërsëriti qëndrimin se vetëm rrëzimi i qeverisë Rama, i hap rrugë procesit të Vetingut . Ai shpjegoi pse kryeministri nuk është i besueshëm kur flet për Vettingun.

Kreu i opozitës tha se kryeministri nuk është interesuar për reformën në drejtësi dhe këtë e tregoi me përjashtimin që kërkoi t’i bëjë opozitës në hartimin e paketës së 7 ligjeve

Basha komentoi edhe peticionin e disa organizatave të shoqërisë civile për nisjen sa më parë të procesit të Vettingut..

Nga tenda përpara kryeministrisë kreu i Partisë Demokratike i kërkoi policisë së Fierit të arrestojë një orë e më parë autorin e dhunimit të dy motrave që morën pjesë në protestën e opozitës. Basha tha se autori është pjesë e bandave të paguara nga qeveria për të goditur qytetarët vetëm për bindje politike./Tv Klan

///

Ora 18:19

Dua ta nis me një lajm të trishtë. Dje bandat kanë sulmuar dy vajza nga Fieri, Antonetën dhe motrën e saj binjake, për arsyen e vetme se ishin këtu, bashkë me dhjetëra gra. Sot kam një thirrje për policinë e Fieri. Keni afat deri në 12:00 të darkës për arrestimin e autorit, i cili është i njohur për ju. Bandat dhe banditët e kurdisur, të paguar nga qeveria e krimit dhe me lekët e drogës kanë guximin të godasin qytetarët për bindjet e tyre, sepse duan të japin votën si qytetarë të lirë. Kjo është tirania e krimit, që duhet të përmbyset. Shteti që mbron dhunuesin dhe jo atë që dhunohet. A jeni gati të ulni kokën dhe të pranoni terrorin, shtetin e bandave? Jemi këtu për të varrosur republikën e vjetër! 

Republika e vjetër e krimit, e bandave nuk e do agimin e Republikës së re. Vettingun e do më shumë, ai që solli në parlament Arben Ndokën dhe Armando Prengën

”./tvklan.al