Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në nja bashkëbisedim me drejtues të strukturave të PD-së në Kuçovë dhe Urën Vajgurore renditi krimin dhe korrupsionin si shkaktarë kryesor të situatës në të cilën ndodhet vendi.

Basha, duke iu referuar përfitimeve të 11 miqve të Edi Ramës të cilët sipas tij kanë marrë tendera, u shpreh:

Vetëm këtë vit 45 milionë dollarë fonde publike për 11-shen e miqve të vet, bashkë me shpenzimet për orendi, shpenzime luksi, karburant, makina 234 milionë dollarë kanë shkuar në xhepat e miqve të Edi Ramës, shifër e barabartë me ndihmën ekonomike për një vit për 200 mijë familje. Shifër e barabartë me rrogën 300 mijë lekë në muaj për 55 mijë të punësuar. Në qoftë se këto para do të shpenzoheshin për subvencione për bujqësinë çdo fermer shqiptar do të merrte 500 mijë lekë.”

Më tej kreu i PD tha se pushteti i Edi Ramës është përqendruar në duart e një grushti kriminelesh dhe të korruptuarish që ndajnë paratë me të dhe kërkojnë me çdo çmim të mbajnë pushtetin, ndërsa varfëria dhe mjerimi për qytetarët shtohet.

Edi Rama ka ndërtuar një kazermë tiranike të krimit dhe të korrupsionit së bashku me kriminelët më në zë të Shqipërisë. Shikoni si i ka ndarë punët: buxhetin për vete, drogën me kriminelët me të cilët ka ardhur në pushtet. Çfarë mbetet për popullin?! Varfëria, emigracioni, burgu po nuk pagove dot faturën apo do të lidhin sytë në mëngjes dhe do të çojnë tek arat e drogës dhe do ti lidhim prapë në darkë e do të kthejmë në shtëpi, si argat, si skllav i drogës. Nuk na duhet thjesht një rotacion, largimi i tyre dhe ardhja jonë. Na duhet një ndryshim epokal në qendër të së cilit do të jetë fuqizimi i qytetarit shqiptar dhe kufizimi i pushtetit të ardhshëm sipas një modeli evropian

”, tha në përfundim të takimit me strukturat e PD-së në Kuçovë, Basha./ tvklan.al