Edhe pse ndodhet në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës, në një vizitë që po mbahet larg vëmendjes së medias, zyra për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike , Lulzim Basha ka shpërndarë disa materiale nga fushata  elektorale e zhvilluar ditë më parë në Klos e Bulqizë.

Gjatë ecjeve dhe takimeve me banorë të këtyre zonave Basha ka shpalosur planin e tij ekomomik, që synon rritjen e prodhimit, uljen e taksave dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

“Fokusi është ekonomia  dhe ulja e taksave. Edhe rritja pensioneve është rritje konsumi….”

Një ndër premtimet e bëra është edhe heqja e taksës së naftës 240 lekë për litër.

Rishikimi i statusit të minatorit tha Basha do të jetë një tjetër angazhim i tij pas ardhjes së demokratëve në pushtet.

“Mafja ka marre galeritë, renta minerale do ndahet dhe do keni status minatori ne përputhje me standartet europiane.”

Basha  premtoi se pas rrugës së Arbrit qeveria e tij do të ndërtojë edhe një tjetër segment rrugor që lidh Klosin me Burrelin.

Tv Klan