Në Shkodër kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit me protestën e një grupi demokratësh pas largimit nga lista të Jozefina Topallit deputetes së këtij qyteti për disa legjislatura. Ata kanë hapur një banderolë dhe nga ngritur në qiell një ftoi të ish-kryetares së Kuvendit.

Por që në nisje të fjalës së tij kreu i opozitës tha se ishte detyruar të merrte vendime të vështira për të caktuar ekpin fitues.

Vendimet që kam marrë për ekipin fitues kanë pasur për qëllim evidentimin e mozaikut të qëndresës, demokracisë, kontributit dhe të ardhmes. Këto asnjëherë nuk janë vendime të lehta, por janë vendime që më takojnë t’i marr. Ashtu siç duhet dhe do të marr vendimet që do të përmirësojnë ekonominë tuaj do çlirojnë financat dhe kapitalin e nisa me vendimet e duhura për ekipin fitues të Republikës së Re. , është pjesë e ndryshimeve në funksion të Republikës së Re”

Megjithatë Basha e ka falënderuar Topallin për kontributin e saj.

“Me këtë rast më lejoni të falënderoj nga zemra përfaqësuesit e Shkodrës në parlamentin që shkoi, duke nisur me znj.Jozefina Topalli, Irma Koplikun, Gjovalin Bzhetën dhe veçanërisht Helidon Bushatin i cili me aktin e tij kontribuoi në maksimalizmin e votës”.

Basha tha se e majta vjen e përçarë në këto zgjedhje për shkak të pazareve ndryshe nga opozita që është e bashkuar.

Të njëjtat akuza Basha i bëri edhe në një takim në Vaun e Dejës. Basha ftoi demokratët e zhgënjyer nga politika e vjetër i ftoi që në 25 qershor të votojnë Republikën e re.

Tv Klan