Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Kamëz, Paskuqan e Bathore ku u takua me banorë e tregtarë të këtyre zonave. Basha foli për diskriminimin, që sipas tij qeveria u bën bashkive të djathta, ndaj dhe në programin e demokratëve investimet publike janë renditur si  prioritet për rritjen e punësimit.

Lulzim Basha:

Hapi i parë do të jetë ulja e taksave. Hapi i dytë do të jetë që paratë publike do të vijnë për investime publike, do të vijnë për ndihmë ekonomike, do të vijnë për rritje rrogash dhe pensionesh, nuk do të shkojnë për projekte luksi, as për hajdutëri qeveritare. Ua premtoj sot këtu, familjet në ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë energjinë deri në 300kë, do të paguhet me paratë e buxhetit dhe e njëjta gjë me faturën e ujit.

Basha vizitoi dhe një biznes fason ku premtoi lehtësi fiskale dhe kërkoi nga sipërmarrësit rritjen e pagave për punonjësit.

Basha:

Ju e dini platformën tonë që do ta çojmë 9% tatimin, 0 dividentin. E vetmja kërkesë është që një pjesë e kësaj të transferohet punonjësve në rritje rroge.

Administratore fasonerie:

Po pse jo në qoftë se do të bëhej kjo.

Basha:

Që të fitoni të dyja palët, edhe punonjësit, edhe biznesi.

Basha tha se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike familjet në ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë energjinë deri në 300 kw, dhe se e njëjta  gjë do të ndodhë edhe me faturën e ujit. /TV KLAN