Basha-deshmitariPublikimi në media i fotos dhe emrit të dëshmitarit kyç në hetimet për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamajt, ka nxjerrë në një konferencë për shtyp menjëherë pas kthimit nga Brukseli kreun e opozitës Lulzim Basha.

Teksa bëri përgjegjës Kryeministrin Rama, Basha tha se nxjerrja në rrugë e dëshmitarit në procesin ndaj Arben Frrokut është rënie e shtetit në duart e mafias së lidhur me pushtetin.

Ndaj dhe thirrjen e parë, kreu i opozitës e pati për organin e akuzës të cilin e ftoi të dëshmojë kurajo në hetimin e asaj që ai e cilësoi krim i paprecedentë.

Thirrjen e dytë ia adresoi partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë, për të cilët tha se ndjekin me shqetësim situatën politike në vend.

I pyetur në lidhje me ftesën e bërë nga Kryeministri Rama, se maxhoranca është e hapur për të diskutuar me opozitën lidhur me plotësimin e kërkesave të saj që mund të rikthejnë opozitën në Kuvend Basha dha këtë përgjigje:

Lulzim Basha – Kryetar i PD: “Jemi ne që presim përgjigje nga ai dhe jo e kundërta”.

Tv Klan