Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka diskutuar me strukturat e partisë së tij në Mallkastër e Patos për shpërthimin e ndodhur në Rafinerinë e Ballshit, ku humbi jetën 40-vjeçari Shkëlqim Muça dhe u plagosën 5 persona të tjerë. Basha tha se naftëtarët jo vetëm janë të keqpaguar, por edhe punojnë në mungesë të kushteve të sigurisë.

Sa është fitimi i rafinerisë?! 30 milionë euro në muaj është xhiroja, minimalisht 10 milionë euro në muaj është fitimi, pjestojeni për 5 mijë naftëtarë. Sikur ky fitim t’i shkonte i gjithi naftëtarëve, bëhet fjalë për 2 mijë euro për naftëtarë, domethënë 2.6 milionë lekë të vjetra për naftëtar.

Por naftëtarët kanë rroga minimale dhe pasiguri për nesër. Në vend që të kemi 5 mijë naftëtarë me një rrogë, me një pagë dinjitoze, nuk po them 2 milionë e 600 mijë, por të paktën 500 apo 600 mijë lekë, kemi një grusht njerëzish që fusin në xhepat e tyre 10 milionë euro në muaj dhe i ndajnë me Edi Ramën, me Damian Gjiknurin, me Arben Ahmetajn me shokë.”

Përmes monopoleve dhe kontrollit të trafikut të kanabisit që ka pushtuar Shqipërinë thotë Basha, Kryeministri po shton pasuritë e tij dhe rrjedhimisht dhe pushtetin.

Kreu i demokratëve beson se opozita po ngjall shpresën dhe besimin për ta ndryshuar të nesërmen e shqiptarëve, ndaj sipas tij, rreth saj janë duke u bashkuar shumica e shqiptarëve që s’janë vetëm të djathtë.

Tv Klan