Basha-deshmitariKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se brenda një viti, ekonomia hyri në krizë, se papunësia dhe varfëria ka pushtuar çdo familje dhe se qytetarët luftojnë sot për mbijetesë e për bukën e gojës.

Në një postim në Facebook ai thotë se kjo mazhorancë nuk di të qeverisë, por të gjobisë, nuk di të drejtojë, por të dhunojë, nuk dinë të krijojnë pasuri kombëtare por të rrisin taksat, borxhet, çmimin e energjisë, naftës, ushqimeve, tarifat e shkollave dhe koston e jetesës. Sipas Bashës, drejtuesit e saj “premtuan mirëqenie, po sjellin shkatërrim të ekonomisë, vlerave demokratike dhe shtetit ligjor.

Ai shton se ata përmes dhunës synojnë t’i mbajnë shqiptarët nën ankthin e mbijetesës, nën frikën e së nesërmes.

Basha e mbyll komentin e tij duke thënë se “24 vjet më parë, ne refuzuam shtetin policor dhe kthyem sytë nga shteti ligjor. Sot, nuk mund të lejojmë kthimin pas. Kjo është fytyra e së keqes dhe këtë të keqe ne duhet ta ndalim, sa nuk është vonë”.

Tv Klan