bashaaaNga Brukseli ku po merr pjesë në samitin e partive Popullore Europiane,  kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha se opozita e ka të vështirë të pranojë që zbatimi i vendimeve të gjykatave të varet nga humori i qeverisë dhe konjukturat e ditës.

Sipas tij opozita ka kërkuar e ngulmon për një marrëveshje me garancinë e miqve dhe partnerëve më të mirë ndërkombëtarë të Shqipërisë për dy çështje madhore që lidhen me moszbatimin  e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe dekriminalizimin e Kuvendit.

Për çështjen e parë Basha thotë se opozita nuk ka asnjë garanci se qeveria do të zbatojë vendimet e gjykatës Kushtetuese siç ka bërë kur ka shkelur e grisur konsensusin për ligjin e nepunësit civil dhe vendimin e gjykatës kushtetuese për këtë çeshtje?

Në lidhje me dekriminalizimin e Kuvendit Basha nënvizoi se Rama vazhdon të fshihet pas gjethes së fikut, ndonëse ka detyrimin të flasë hapur me shqiptarët për këtë fenomen nga më të shëmturit që ka njohur jeta politike e vendit gjatë dy dekadave të fundit dhe të distancohet publikisht dhe politikisht nga fenomeni në përgjithësi dhe nga dhuna në Kuvend në veçanti.

Tv Klan