basha per reformenBllokimi i buxhetit të Tiranës nga prefekti ka paralizuar zhvillimin e investimeve në qindra objekte sociale për kryeqytetasit. Ndaj kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj maxhorancës për të mos mbajtur peng investimet, por të zhbllokojë buxhetin sepse tij kjo politikë e verbër nuk po kursen as të gjallë, as të vdekur.

Në cilësinë e kreut të opozitës Basha ka ftuar kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta që të krijojnë mundësinë e konsesusit për reformën territoriale, pasi sipas tij njëanshmëria do të çojë në destabilitet politik.

Basha u shpreh se Partia Demokratike nuk kërkon asgjë më shumë sa dikton kushtetatua për respektimin e opinionit të qytetarëve në vendimmarrje të tilla, siç është reforma territoriale.