Kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedim me fermerët në çadrën e protestës, tha se qeveria nuk i ka mbështetur fermerët, por dhe ka ulur subvencionet duke i shpenzuar lekët për bileta avionesh.

Ata që kanë punë më të rëndë dhe me sfiduese, fermerët të djathtë dhe të majtë janë sot këtu. Ata treguan sesi jeta në fshat është vështirësuar. Fermerët shqiptarë po harxhojnë më shumë sesa po nxjerrin nga puna e tyre. Si mund të konkurrojnë fermerët shqiptarë kur shteti dhe qeveria nuk i mbështet. A e dini sa janë subvencionet për vitin e kaluar? 7 milion dollarë për gjithë Shqipërinë, ndërsa për bileta avioni 15 milionë dollarë. Dy herë më shumë para për të vënë menderet e tyre në shtetet e botës

.

Gjithashtu, kryeopozitari foli edhe për premtimet e Ramës, lidhur me vendet e punës tek fermerët.

Rama premtoi 150 mijë vende punë , por mijëra fermerë kanë falimentuar dhe janë larguar në emigracion. Në vitin 2015 ishin  15 milionë dollarë ndërsa sot 7 milion, pra kanë rënë gjysmë për gjysmë. Naftën fermeri shqiptar e blen 40 për qind me shtrenjtë se fermeri gjerman. Jemi këtu për t’i treguar fermerëve se ka një zgjidhje dhe rrugëdalje nga kjo krizë. Qeveria e zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme, qeveria e PD, ka një plan për ju. 150 milionë euro në vit, nga të cilat 100 milionë do shkojnë vetëm për subvencione

./tvklan.al