Kryeopozitari Lulzim Basha ka folur këtë pasdite nga çadra e protestës. Sipas Bashës, nuk ka tërheqje, nuk ka dorëzim, nuk ka pazar. Koha e pazarave politike në kurriz të qytetarëve ka marrë fund. Gjithashtu, kreu i opozitës tha se qeveria teknike është kusht i patjetërsueshëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të reformës së vërtetë në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese.

Java e dytë u përmbyll në këtë çadër dhe shesh të lirisë dhe ora e fitores po afron. Për herë të parë, në historinë tonë kombëtare shqiptare janë bashkuar për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, forca e bashkimi popullor u rrit dhe u forcua nga dita në ditë, nga nata në natë falë kurajës dhe sakrificës tuaj. Ky shesh i lirë është sot vendi i vlerave të vërteta, nga ku po lind republika e drejtësisë dhe shteti ligjor, për çdo shqiptar dhe shqiptare. Mesazhi ynë dhe vendimi juaj ka qenë është dhe do të mbetet largimi i kësaj qeverie të bërë njësh me krimin dhe drogën. Një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është vendimi juaja dhe i opozitës së bashkuar. Në republikën e re jeni ju që vendosni me votën tuaj, jeni ju që do diktoni çdo vendim. Qeveri teknike si kusht i patjetërsueshëm, për t’i hapur rrugë reformës në Drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 Korrik dhe jo sipas qejfeve të atyre që po ju dridhen leqet e këmbëve që tani

”./tvklan.al