basha decanNë 15-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së që i dha fund fushatës së spastrimit etnik në Kosovë, komuna e Deçanit i dorëzoi zyrtarisht titullin “Qytetar Nderi”, kryebashkiakut të Tiranës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, kryetari i kësaj komune, Rasim Selmanaj vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e fuqishme të zotit Basha, në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj ndërkombëtare.

Teksa shprehu mirënjohjen për këtë vlerësim, kryebashkiaku Basha tha se pavarësia e Kosovës, ka diktuar që sytë e të gjithë popujve të rajonit, përfshirë edhe ata serbë, të kthehen drejt Europës, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për të hequr paralele mes rastit të Kosovës dhe Krimesë.

Vizita e kryebashkiakur Basha në Deçan nisi me homazhet në nderim të heronjve të kombit në qendër të Deçanit dhe në kompleksin memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjan.