Akuzave të kryeministrit Edi Rama se pas bllokimit të Reformës në Drejtësi qëndron opozita, Lulzim Basha I’u kundërpërgjigj nga Fieri, ku ndodhej për 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Zgjedhja e njëanshme e kryeprokurores së përkohshme për kreun e demokratëve është dëshmi e kapjes së sistemit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama.

“Rama bëri fushatë 1 vit duke akuzuar opozitën se nuk donte Vettingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa Vetting. Sepse e kanë jetike pengimin e reformës se vërtetë në drejtësi. Por në nuk do ta lemë vendin peng të korrupsionit, te krimi”.

Basha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestat e thirrura nga opozita në muajin Janar.

“I bëjmë thirrje kurajos më të lartë të qytetare, t’i bashkohen Partisë Demokratike për rrugën e daljes. Partia Demokratike do të tregojë me vepra dhe jo me fjalë se është gati t’i prijë shqiptarëve për të rikthyer shpresën se të nesërmen do ta ndërtojmë në vend”.

Kreu i demokratëve tha se korrupsioni, krimi, kapja e drejtësisë dhe vjedhja e zgjedhjeve janë produkt i një qeverie ilegjitime.

Tv Klan