basha

Nga Kukësi ku opozita zhvilloi protestën e rradhës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ngritur sërish gishtin e akuzës ndaj mazhorancës për lidhjet e saj me krimin.

Ai tha se kryeministri Rama e përdori deputetin Mark Frroku për të mbyllur hetimin ndaj kryeparlamentarit Meta dhe kur nuk i duhej më i “dorëzoi” drejtësisë për një çështje kriminale që ishte denoncuar një vit më parë nga opozita.

Basha tha se dekriminalizimi është një emergjencë kombëtare dhe se Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar atë deri në fund.

Por teksa akuzoi Kryemeinistrin se e ka inkriminuar parlamentin dhe administratën, kryetari i opozitës sulmoi drejtpërdrejtë dhe Ilri Metën.

Nga Kukësi, Basha u shpreh se tashmë shqipatarët kanë një ofertë të re përballë gjendjes së rënduar ekonomike me faturat e pa përballueshme. Kuksianëve iu tha se qeveria po shton një tjetër taskë siç është dhënia me koncesion e mirëmbajtes së Rrugës së Kombit.

Tv Klan