Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas akuzave të kryeministrit që opozita nuk ka lidership dhe mungesë përgjegjësie, akuzoi Ramën se sulmoi për një orë opozitën, por nuk foli asnjë fjalë për krimin, pasi është njësh me të.

Vjen dhe sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, pse? E di vetë sepse. Sepse ai është njësh me ta, dhe nuk ka nevojë të tregoj fotot  për këtë, i keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu, këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Për çfarë? Për të dënuarit me drogë, prostitucion, që Edi Rama i bëri deputetë dhe i solli në këtë sallë dhe i bëri kryetarë bashkie.”

Kryedemokrati tha se shumë qytete të Shqipërisë nuk janë më nën kontrollin e policisë, por të bandave të krimit.

Ai tha se Partia Socialiste, megjithëse me një histori të mbrapshtë, kishte shanse për reflektim,

“por është kthyer në një bandë kriminale. E dini ju që s’keni Parti apo se dini? Qani Hallin e PD-së. A e dini se në degë të tëra  partinë tuaj e sundon krimi, kriminelët. Si këta këtu. Kur ju ngrenë pistoletat në mbledhjen e kryesisë suaj, do e bëjnë edhe në degë. Këtë e keni dhuratë nga Edi Rama

”.

Shqipëria është sot në gjunjë para krimit, e pambrojtur, e dhunuar, e frikësuar, e pasigurt, dhe përgjegjësi për këtë je ti Edi Rama, që je në shtrat me krimin. Ata vrasin në mes të ditës, në mes të sheshit, dhe ti zgërdhihesh dhe s’ke thënë asnjë fjalë për viktimat e pafajshme tritolit dhe të kallashit, sepse je i papërgjegjshëm.

/tvklan.al