Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se po shkatërrojnë provat, që sipas tij implikojnë në trafikun e lëndëve narkotike Saimir Tahirin.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari, Basha thotë se në 8 dhe 9 Nëntor një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës kanë kontrolluar dy zyra pranë Gardës duke i boshatisur tërësisht ato.

Sipas denoncimit të publikuar nga Basha, pastrimi i zyrave është bërë nga bashkëpunëtorë  të ish- Ministirt të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Tv Klan