Kryetari i Partisë Demokratike tha se edhe nëse vetingu bëhet ai nuk do të ketë vlerë. Sipas Bashës edhe një grusht gjyqtarësh dhe prokurorësh të ndershëm do të vendoseshin në shënjestrën e mafies në pushtet.

Lulzim Basha: “Edhe nëse vetting-u do të bëhej ashtu siç e kemi përcaktuar ne, çfarë vlere do të kishte kur kemi kriminelë në parlament, kur kemi kriminelë në krye të Bashkive, kur kemi milionat e drogës që kërcënojnë votën e shqiptarëve? Edhe një grusht gjyqtarësh dhe prokurorësh të ndershëm do të vendoseshin menjëherë në shënjestrën e mafies në pushtet dhe kriminelëve të lidhur me ta.”

Lidhur me lajmin e një media të panjohur italiane për hyrjen e mbetjeve në Shqipëri, Basha kërkoi nga prokuroria një hetim të plotë për këtë çështje.

Basha: “Unë i kërkoj sot, Prokurorisë, jo vetëm të hetojë me shpejtësi, por të bëjë transparencën e plotë dhe të gjithanshme të çdo hapi të hetimit. Ky nuk është një krim dosido, kjo nuk është një aferë dosido.”

Këto deklarata, kreu i opozitës i bëri gjatë pasdites në një bashkëbisedimi me

aktivistë, pedagog dhe qytetarë.

 

 – 

Basha: Rama të përgjigjet për 1300 kontenierët me mbetje të rrezikshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkoi Kryeriministrit Edi Rama të përgjigjet për raportimet se 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme janë futur në Shqipëri dhe janë zhdukur.

Edi Rama është sot në bandën e të akuzuarve dhe duhet të përgjigjet një orë e më parë nëse i ka futur apo jo këto 1300 kontenierë në Shqipëri. Në shtëpinë tonë

,” tha Basha.

Nëse po, nëse duke shkelur ligjin, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur premtimin që ju dha qytetarëve solemnisht kur u mori votën, nëse pra është sjellë si një bandit, si një kriminel, e siguroj se bashkë me qytetarët do t’i rezervojmë të njëjtën përgjigje që i rezervohet një banditi dhe një krimineli që rrezikon sigurinë e qytetarëve,

” tha ai.

Nëse konfirmohet, “ky është genocid kundër shqiptarëve,” tha Basha.

Basha tha se lajmet po shpërthejnë nga të gjitha anët, por “po presim konfirmimin e plotë të tyre”.

“Mesa duket, ndodhemi përpara një krimi të përmasave të paimagjinueshme. Bëhet fjalë për 1300 kontenierë, jo fuçi, për dhjetëra mijëra tonë mbetje të rrezikshme që mund të jenë futur në Shqipëri kundër ligjit, kundër kushtetutës, kundër vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe që rrezikojnë në mënyrë fundamentale sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve në ato zona ku janë futur.”

Basha foli në “Çadrën e Lirisë” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në ditën e 17 të protestës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. /tvklan.al