Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reguar menjëherë pas thirrjes që Rama u bëri sot maturantëve.

Si një kundërpërgjigje në Facebook, Basha thotë se Kryeministri Rama ju dhuroi një tjetër mashtrim dhe përqeshje maturantëve nga bordi i një avioni privat, i shkëputur totalisht nga realiteti.

Kreu i PD-së gjithashtu shtoi se kryeministri vijon avazin e gënjeshtrave dhe të talljeve me ëndrrat e të rinjve të cilëve sipas tij u ka vjedhur të ardhmen me psudoreformën e arsimit.

“18 mijë maturantë, mes tyre mijëra me rezultate shumë të mira dhe të shkëlqyera, vazhdojnë të jenë në ankthin e pritjes nëse do të arrijnë të ndjekin studimet sipas meritës dhe preferencës. Ata dhe prindërit e tyre që kanë sakrifikuar gjithçka për shkollimin e tyre nuk kanë asnjë përgjigje pse nuk janë vlerësuar rezultatet e shkëlqyera të fëmijëve të tyre.

E ndërsa prisnin zgjidhje, autori i kaosit dhe pasigurisë së krijuar, ju dhuroi një tjetër mashtrim dhe përqeshje, që në orët e para të mëngjesit.

Nga bordi i një avioni privat, i shkëputur totalisht nga realiteti, Rama vazhdoi avazin e genjeshtrave dhe talljeve me ëndrrat e mijëra të rinjve të cilëve ju ka vjedhur të ardhmen me aferat korruptive që fshihen pas pseudoreformës në arsim.

Për Ramën vlejnë vetëm milionat korruptive që fut në xhepat e tij dhe miqve të tij. Maturantët janë “viktimat” e rradhës të pushtetit të tij të korruptuar.

Transparencë, Meritë-Preferencë dhe mbeshtetje buxhetore, këtë meritojnë dhe këtë do të kenë të rinjte shqiptarë pas shfuqizimit të pseudoreformës Rama.”

/tvklan.al