Pas takimit që zhvilloi me ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, kreu i PD Lulzim Batha u rikthye tek çadra e opozitës. Basha tha se mbetet i vendosur në kërkesat e opozitës të cilat do të mund të garantonin zgjedhje te lira dhe të ndershme.

Më herët Luzim Basha sulmoi nga çadra e opozitës dy aleatët në qeveri Rama e Meta, që sipas tij e kanë mbyllur pazarin e koalicionit në mbrojtje të interesave të tyre. Kryeministrin e ftoi ta marrë seriozisht çadrën e opozitës, ndërsa paralajmëroi përshkallëzim të protestës.

Duke iu referuar aferave të dyshimta të koalicionit Rama-Meta, Basha sulmoi projektin për ndërtimin e kullës ikonike 350 metra të lartë që kap  vlerën e 250 milionë dollarëve.

Arrestimi i 18 policëve dhe doganiereve në Durrës, Tiranë e Qafë Thane, sipas Bashës faktoi akuzat e opozitës për lidhjet e shtetit me bandat e narkotrafikut, por kërkoi nga organi i akuzës që t’i çojë deri në fund hetimet.

Tv Klan