Në mitingun përmbyllës të Durrësit, Lulzim Basha kërkoi jo vetëm votën e demokratëve, por edhe të socialistëve të këtij qyteti për planin e tij ekonomik, që sipas tij synon të nxjerrë vendin nga kriza. 25 qershori tha kreu i demokratëve është dita kur shqiptarët do të ndëshkojnë me votë kryeministrin Rama për keqeverisjen dhe premtimet e pamabjatura.

 Ndërsa nga Laçi, Basha në kundërpërgjigje të thirrjeve të kryeministrit Rama për një votë patriotike më 25 qershor, I kujtoi kundërshtarit të tij politik se të dielën shqiptarët votojnë për ekonominë.

Njëherë flet si kryetar opozite dhe nuk i eci, nuk i piu ujë. Tani bën thirrje që duke votuar për të, kemi votuar për Ismail Qemalin apo për Skënderbeun! Për të qeshur apo për të qarë. Ismail Qemali, babai i Pavarësisë, është në zemrat tona. Skënderbeu është identiteti ynë kombëtar. Por

të dielën t’i themi Edi Ramës se nuk votohet për Skënderbeun, nuk votohet për Ismail Qemalin, por votohet për ekonominë dhe vota do të vendosë nëse do t’i mbajmë taksat e larta e t’i rrisim më shumë me Edi Ramën.”

Qytetarët i këshilloi që timonin e qeverisjes të mos e dorëzojnë në 25 qershor sërish në duart e Edi Ramës, të cilin e akuzoi se rrënoi ekonominë dhe nuk mbajti premtimet.

 

“Pas 4 vjetësh flet si kryeopozitar a thua se nuk ishte ky për 4 vite që shpenzoi 16 miliardë dollarë. Nuk dha asnjë lek për pensione, rroga, rriti tarifat e unievrsiteve, a nuk ishte ky në timon për 4 vite? Përsëri kërkon timonin. Është i obsesinuar me timonin. Kërkon timon makine dhe nuk makinës nuk di t’i japë. Mbrëmë kërkoi timon anijeje, por makinës dhe as anijes nuk di t’i japë. Ai nuk duhet ta ketë kurrë timonin”.

“Edhe ju dua! Ju dua shumë. Nuk keni nevojë të më merrni peng, se unë vij me dëshirë këtu, se këtu është shtëpia ime shpirtërore tek Kisha e Laçit. Më ka marrë peng Zoti, se më ka lindur një ditë me ditën e madhe të Shëna Ndoit.”

Planin e tij ekonomik për uljen e taksave, rritjen e pagave e pensioneve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, Basha e ndau edhe me banorë e përfaqësues të biznesit te vogël në Krujë./Tv Klan