Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të Moisi Habilajt nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate kriminale e angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të armëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se Partia Demokratike e ka denoncuar për 4 vite lidhjen e qeverisë me këtë klan. Kryeopozitari nuk i kursen edhe akuzat në drejtim të ish – ministrit Saimir Tahiri, për të cilin thotë se ka patur lidhje të afërt me këtë bandë.

“Policia italiane arrestoi sot kreun e një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar për 4 vite lidhjen e qeverisë me këtë klan, lidhjen e afërt të Tahirit me këtë bande. Audi i famshëm i ministrit, përdorej pikërisht nga ky që sot u arrestua në Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policisë që e denoncoi këtë lidhje dhe sulmoi opozitën pareshtur. Po sot çfarë do të thotë? Vetëm ngarkesa e kapur prej policisë italiane vlen 20 milionë euro. Po në 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbështetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Ramës??? Kjo është mafia dhe këto janë lidhjet e saj me Edi Ramën!”,

shkruajti Basha në një deklaratë në rrjetet sociale.

Për arrestimin e Habilajt ka reaguar edhe ish – Kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se drejt arrestit ndërkombëtar është edhe vetë ish – ministri Tahiri.

“Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit ndërkombëtar! 

Miq! Arrestohet në Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku që transportoi 3.5 ton drogë me skafin e Saje qorrit në Itali.

Po ju rikujtoj këtu se Habilajt, sipas kontrollit të TIMS kanë transportuar drogë jashtë vendi 27 herë me makinën e kushos-bandit ministër Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagami, i kushtoi postin këtij të fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi atë dhe e dha për ndjekje.

Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikërisht ditën e vizitës së Edi Ramës në Bernë. Gjithashu, 3,5 ton drogë në Itali, sipas burimeve të sigurta të vendit mik, është transportuar me skafin e Saje qorrit, të cilin ai e bleu dhe e la në “ruajtje” tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve që kemi bërë në parlament, Saje qorri u detyrua të bëjë një akt shitje fallco të skafit të tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze!”

, shkruajti Berisha.

/tvklan.al